
Nëna e modeles së famshme Chrissy Teigen, Vilailuck ka publikuar një video që thyen zemrat, teksa shfaqet duke qarë për humbjen e nipit të saj UJack, para se t’i jepte një puthje foshnjës.
Të mërkurën e kësaj jave, 34-vjeçarja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se kishte humbur në mënyrë tragjike fëmijën e saj të tretë. Chrissy ishte në gjysmë të shtatzënisë dhe pak ditë më parë u shtrua në spital me gjakderdhje të rëndë, ku si pasojë humbi edhe të birin.

Ndërkohë të enjten, Vilaluck ndau disa momente të trishtuara me nipin e saj të ndjerë. “Zemra ime dhemb shumë, të dua shumë fëmija Jack”, shkruan ajo krahas postimit të saj.
Familja ka vendosur që të bëjë publike lajmin dhe të ndajë fotot e kësaj ngjarje tragjike, që të ndihmojnë të gjithë ata që kanë kaluar apo po kalojnë në një situatë të tillë.






