Vetëm pak ditë më parë, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt. Ariana solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Ana.

Pas dy vajzave dhe një djali, familjes Fejzullahu iu shtua një tjetër pjesëtare, që me siguri do të sjellë mjaft lumturi në familje.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka publikuar ditën e sotme një fotografi, ku shfaqet duke bërë një xhiro me të voglën e saj.

E veshur me një bluzë të bardhe dhe pantallona lëkure të zezë që shkëlqejnë, Ariana është prova që tregon se mund të arrish të dukesh kaq bukur edhe pas lindjes.

Nëna e 4 fëmijëve duket në super formë, edhe pse ka vetëm një javë që ka lindur.

[gallery ids="863964,863960,863956,863961,869579,869581,869582,869583,869584,869585,869586,869587,869588,869589,869590,869591,863962,863959,863958,863957"]