
Princ Harry dhe Meghan Markle kanë anuluar një mbledhje fondesh për Invictus Gaames që do të shfaqet në Amazon, pasi nënshkruan një marrëveshje 122 milion paund me Netflix.
Çifti kishte planifikuar të organizonte një ngjarje muzikore dhe komedie në Kaliforni në qershor 2021 me yje, përfshirë Beyonce dhe Ed Sheeran.
Sipas “Sunday Times”, problemi lindi sepse ngjarja do të transmetohej nga Amazon, rivali i Netflix.
Gazeta shtoi se zyrtarët në Fondacionin Invictus ishin “të shtangur” kur avokatët e Princit Harry dhe Meghan i thirrën ata për t’u treguar lajmet.
Ndërkohë, është zbuluar se Duka dhe Dukesha e Sussex mund të grumbullojnë deri në 75 milion pasi nënshkruan një marrëveshje me platformën streaming.
Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët kurrë nuk kanë prodhuar një shfaqje televizive, do të bëjnë dokumentarë, filma, skenarë dhe programe për fëmijë në partneritetin e ri.
Para se të nënshkruanin me Netflix, Harry dhe Meghan zhvilluan bisedime me Disney dhe Apple.