Një teori psikologjike po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe po hap debat të madh. Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ndryshimet e papritura në pamje nuk janë kurrë rastësi. Nëse një burrë që më parë nuk i kushtonte rëndësi flokëve, papritur nis t’i stilojë çdo mëngjes, të përdorë xhel, të rrijë më gjatë para pasqyrës dhe të kujdeset më shumë për veten, mund të jetë një sinjal paralajmërues.
Sipas psikologëve, kujdesi i shtuar për imazhin shpesh lidhet me një motivim të ri emocional, që jo gjithmonë ka lidhje me partneren. Edhe pse kjo nuk është provë tradhtie, konsiderohet një nga shenjat që shpesh shoqërohet me distancë emocionale, fshehje të telefonit dhe vonesa të pashpjeguara. Ky “detaj i vogël” po hap diskutime kudo dhe po ndan mendimet e ndjekësve.


