Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka folur për dy bashkëpunëtorët e tij, Salsano Rapin dhe Edi Manushin.

“Në një botë ku të gjithë duan të dinë për jetën private të Nevinës, Nevina ka një rregull të hekurt, për zemrën nuk flas po për skenën po. Kështu që do flasim për dy burrat e tjerë të rëndësishëm të jetës së saj, atë televizive. Njëri është i “Portokallisë”, Salsano dhe tjetri i “E Diell”, Manushi”, kështu e prezantoi Lei Kraja, Nevinën.

E pikërisht të gjitha pyetjet për moderatoren ishin në lidhje me dy bashkëpunëtorët e saj në ekranin e madh të Top Channel.

Pjesë nga intervista:

Cili është më i stresuari para emisionit?

Asnjëri, janë njëri më rehat se tjetri. Dua të marr nga qetësia e tyre para shfaqjes. Jam unë më stresuara, unë i panikos me pyetjet e mia.

Ti si i menaxhon emocionet?

Përpiqem të qetësoj veten sa më shumë. Tani në varësi të programit që bëjmë, por në momentin që ke partnerin e duhur është më komode për të menaxhuar emocionet, më japin pak nga qetësia e tyre.

Cili e ka më të madh egon?

Asnjëri, po punoj me dy djemtë më chill në botë, me dy djemtë që janë shumë komodë për të punuar edhe me kolegë të tjerë. E dinë se çfarë kapaciteti kanë dhe çfarë ofrojnë në tregun e televizionit dhe janë shumë të qetë në atë që sjellin. Nuk kanë fare ego apo atë maninë për të sunduar hapësirën televizive.

Cili ka më shumë fjalë për të thënë kur mbaron emisioni?

Ndoshta Salsano është pak më kritik për të përmirësuar diçka pasi jemi shfaqje pas shfaqje dhe është po e njëjta shfaqje, e duhet të përmirësojmë gjërat. Ndërsa me Manushin mbaron aty.

Cili ka më shumë nevojë për përkëdhelje që të jetë në formë?

Asnjëri. Unë kam nevojë për përkëdhelje.

Nëse do bëhej një “Big Brother VIP” me Salsanon dhe Manushin, për kë do të votoje që të dilte i pari?

Asnjëri, të fitonte do votoja

Kush do fitonte?

Mendoj se Salsano pasi është mësuar pak me rolet, ndërsa Manushi është shumë i vërtetë dhe duhet të luaj pak më shumë për të fituar “Big Brother”, por është super personazh.   

Me cilin e ke më të vështirë për të bërë një ‘selfie’ pa filtra?

Me asnjërin, nuk e kanë problem fare, nuk e kanë atë fiksimin për të dalë perfekt, të dy e pranojnë veten e vet siç janë. Prapë unë jam problemi këtu.

Kush do të humbiste më shpejt në një lojë me pyetje kulture të përgjithshme?

Unë dhe Sala. Të dy besoj, të dy janë të përfshirë edhe më gjerë se sa ajo çfarë sjellin në ekran. Janë dy individë që realisht është kënaqësi që të ulesh dhe të bisedosh.

Nëse të dy do të ftonin për darkë, në të njëjtën natë, me kë do dilje?

Problem i madh, nuk e di. Do ti bëja të dy bashkë

Kush vjen gjithmonë me vonesë në punë?

Manushi, do ti ketë të gjitha gjërat gati, njerëzit e ulur në vendet e tyre, të përgatitur, do që të hyjë menjëherë në aksion.

Kush të dërgon më shumë meme në “WhatsApp”?

Me Manushin bëjmë pak gallatë.

Kush mendon se ka më shumë fansa?

Manushi ka më shumë fansa djem që vdesin për futbollin, ndërsa Salsano ka të dyja gjinitë dhe të gjitha moshat.

Kush të ka surprizuar ndonjëherë me ndonjë gjest të bukur?

Manushi pasi kemi 6 vite që punojmë së bashku

Kush mendon se është më i bukur në kamera?

Unë (qesh). Janë djem shumë karizmatik në ekran dhe i do kamera, nuk di ti ndaj.

Kush e harron tekstin më shpesh?

Manushi është pa skenar, mund të harrojë çdo gjë të mundshme. Nuk funksionon skenari me të. Manushit po i dhe skenar më mirë vrite, lëre të jetë vetvetja.

Kush do ishte më xheloz nëse ti do bëje një emision me dikë tjetër?

Manushi, ai thotë me shaka se jam krahu i tij i djathtë. Po realisht jemi në sintoni me njëri-tjetrin dhe i shërbejmë të “Diellës” shumë. Tashmë e ndjej si familje “E Diell”. E di shumë mirë që nëse do zgjidhja të largohesha në një moment do të mërzitesha shumë. Ndërsa Salsano ka punuar me bashkëpunëtore të ndryshme, do ishte mirë edhe me dikë tjetër, nuk do mërzitej.