Pak ditë më parë u publikua në rrjet një video e Parashqevi Simakut, e cila shihej në gjendje të keqe dhe kërkonte ndihmë. Të shumtë kanë qenë personat që kanë reaguar për gjendjen e divës së muzikës shqiptare.
Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma, e cila shpreh trishtim për etjen e disa shqiptarëve për t’a parë Simakun në këtë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe i dha një buzëkuq.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Vesa pyet se, nëse ata që e duan kaq shumë, përse e postojnë atë në një situatë të tillë.
“Po, shumë e trishtueshme video e Parashqevi Simakut, por më e trishtueshme etja e shumë shqiptarëve për ta parë në atë gjendje. Zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhënë buzëkuq -“vetëm këtë kam të më falësh” thoshte ajo zonja që pa pikë turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithë portalet pas saj.
Meqë e dashket aq shumë, pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfër, po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?
Jeta e gjithsecilit nga ne është drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnjë nga ne nuk e dimë se me çka na përplasë jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerëz ju lutem”, shkruan Vesa në postimin e saj.