Ulrika Jonsson i ka tronditur fansat teksa ka pozuar plotësisht e zhveshur për të rikrijuar foton nudo të modeles së famshme, Kendall Jenner, në rrjetet sociale këtë javë.

Prezantuesja 54-vjeçare u zhvesh dhe u shtri në shezlog-un që ndodhej në kopshtin e saj, për të pozuar njësoj si Kendall.

“Nëse është mjaft mirë për Kendall Jenner, atëherë është mjaft mirë për këtë zog të vjetër (që është mjaft e vjetër për t’u bërë mamaja e saj)”, ka shkruar ajo bashkëngjitur me foton që habiti ndjekësit e saj.

Kujtojmë se postimi i fundit i Kendall-it në “Instagram”, ku shfaqet e gjitha nudo pranë pishinës, shkaktoi një “furtunë” komentesh si pozitive ashtu edhe negative.

Nga ana tjetër, në një intervistë të sinqertë, Ulrika tha se rritja e saj në vendlindje, Suesi, do të thoshte se ajo kishte një ‘qëndrim të rregulluar mirë’ ndaj të qenit lakuriq dhe ndaj trupit të njeriut.