Ditën e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, i janë përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga Vëllai i Madh.

Të ulur rreth tavolinës që ndodhet jashtë, banorët u kanë kthyer me radhë përgjigje pyetjeve të tyre. Brikena kishte një pyetje në lidhje me momentet që është ndier krenare në rrugëtimin e saj në shtëpinë e BBV.

Banorja fillimisht kujtoi takimin me nënën e saj, e cila i tha se është krenare për të. Pastaj vijoi me telefonatën që pati me babain, i cili po ashtu i tha se ishte krenar për të.

Por jo vetëm kaq, pasi Brikena përmendi edhe familjarët e Mateos, të cilët kanë shprehur vlerësim për të.

Gjithashtu ajo përmendi edhe publikun që e ka shpëtuar në çdo nominim dhe e kanë bërë që të qëndrojë 100 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Normalisht momenti i parë që jam ndier shumë krenare ka qenë kur ka ardhur mami këtu dhe më ka thënë se është shumë krenare për mua. Momenti kur më ka thënë babi se është shumë krenar për mua.

Momenti kur një person që unë kam shprehur pëlqim këtu brenda i kanë ardhur familjarët ose ndonjë mesazh, të cilët kanë shprehur vlerësim për mua. Për mua ka shumë rëndësi mendimi i familjarëve dhe në qoftë se për shembull familjarët, në këtë rast të Mateos, kishin menduar se unë nuk jam një vajzë e duhur për Mateon, mua do më bënte të ndihesha keq. kanë qenë dakord me këtë pjesë, kanë shprehur një lloj vlerësimi për mua, më kanë bërë me u ndje shumë krenare.

E momenti i fundit por që shumë i rëndësishëm ka qenë fakti që kam kaluar çdo nominim deri sot, fakti që jam këtu 100 ditë dhe publiku më ka vlerësuar. Unë kur kam hyrë këtu kam menduar se do rri dy javë dhe do dal jashtë. Kam thënë se njerëzit kanë me më paragjykuar, nuk kanë me më dashtë. Ndoshta akoma nuk më duan, ama fakti që më kanë vlerësuar dhe jam akoma këtu në lojë, mua më bën të jem shumë krenare me veten”, tha Brikena.