Ish- opinonistja e BBV Balina Bodina ndërsa ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Breaking” me moderatoren Denisa Ruzi, ka analizuar disa situata të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 2.

Bodinaku u ndal edhe tek treshja Kristi, Keisi dhe Sabiani, ku veprimin e këtij të fundit e cilësoi si të turpshëm.

“Luizi duket shumë mbeshtetës ndaj Kiarës, edhe pse shumë thanë që është shumë i mërzitur pas klipit që pa. Unë nuk mendoj që është i mërzitur, ai mori një indikacion nga jashtë dhe këshu sheh dhe mënyrën se si do vazhdojë lojën e tij.

Është e natyrshme që dhe banorët apo Antoneta mund ta përdorë këtë situatë në lojën e saj.

Nuk e di nëse Sabiani ka hyrë për të kontrolluar vajzën, që mua s’do më pëlqente nëse do ishte e vërtetë. Kejsi është një vajzë adulte, dhe mënyra që Sabiani e bëri, është turpëruese. Kjo situatë është e sqaruar mes tyre është edhe meritë e Kristit, sepse nuk mundi që të luante gocën siç do donte ai sepse se ishte dhe në një nimonim të fortë.

Njerëzit mbase do duan një dasmë të tretë, mund edhe të ketë”, tha Bodinaku.