Brikena, Greta, Miri, Mali, Mateo dhe Kristi janë rikthyer në akuarium pasi Kristi nuk respektoi kushtin që Vëllai i Madh u kishte vendosur që të rrinin te pjesa tjetër e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në një moment ata kanë biseduar rreth banorit që mund të lërë përfundimisht shtëpinë, mbrëmjen e sotme. E teksa po përmendin emrat e atyre që janë në nominim, Kristi tha se nëse ikën Selin, Greta mund të shkojë të flejë te krevati me Mirin.
Banorja u shpreh se nuk shkon se “ja liron krevatin mbretit”. Nga ana tjetër, Miri u shpreh se nuk do të ikë kurrë nga ai krevat. Këtu ndërhyn Kristi që thotë se do të shkojë ai.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Nëse ikën Selin je me Mirin
Brikena: As Selin nuk ikën
Gerta: Jo, ja liroj mbretit
Kristi: Miri ikën fare pastaj nga krevati se nuk qëndron më aty vetëm
Miri: Po pse duhet të pyes ty në fakt
Kristi: Ngeli VIP zone vetëm
Miri: Do të pyes ty a do iku apo jo. Aty kam për të qëndruar. Nuk kam për ta liruar kurrë atë krevat
Kristi: Unë do të vij aty po iku Selin
Miri: Hajde të dy, puçi puçi
Mateo: Filloi deklaratat, thuaj të paktën se kam problem, po puçi-puçi. Do bësh puçi-puçi me Kristin?
Miri: Do vish dhe ti?
Mateo: Jo, faleminderit, vazhdoni
Miri: Pse përzihesh?
Mateo: Po të pyes
Miri: Mos u përzi.
Mateo: Se paske problem
Miri: Fare. Ti e ke siklet?
Mateo: Zero
Miri: Rri pra, ça ke që reagon
Mateo: Ti Kristi je dakord?
Kristi: Unë do të shkoj të fle
Mateo: Ai thotë se do bëj puçi-puçi
Kristi: Kush e di më kë bën
Mateo: Do e ngacmosh?
Miri: Ku e di ti a do zgjas këmbën, dorën
Mateo: Do zgjasësh buzën pra
Miri: Prit pra të shohësh.


