Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, reagoi mbrëmë menjëherë pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë spektaklit të reality show-t, ku Jozefin Marku goditi Gjestin.

Këngëtari dënoi dhunën dhe shprehu solidaritet me finalistin e këtij edicioni të katërt të BBV si dhe familjen e tij. Duket se menjëherë pas këtij reagimi që ai bëri përmes një video të postuar në profilin e tij në “Instagram”, kanë nisur që t’a kërcënojnë.

Këtë e zbuloi vetë G-Bani përmes një tjetër postimi në “Instastory”:

“Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj.

Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë por jo me gjithë forcën time…

Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’u kem”.