Pranvera është një nga konkurrentet e këtij edicioni të shtatë të programit të dashurisë, “Për’puthen” e cila ka ardhur në këtë format për të gjetur dashurinë.
Ajo është 26 vjeçe dhe vjen nga një lidhje e gjatë, të cilës i ka dhënë fund pak muaj më parë.
Konkurrentja është shprehur se është femër dominante dhe me burrëri femërore, që e përkufizoi këtë si “besnikëri ndaj partnerit”.
“Jam dominante, karakterizohem nga burrnia femërore, që domethënë që mashkullin nuk e pret në besë, nuk e tradhton. Jo në aspektin fizik. Nëse këta të 12 janë burra do ta shohim. Dhe nëse dikush është burrë, më nxjerr anën time të butë”, tha 26-vjeçarja.