Opionionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në studion e “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e tij në këtë edicion të pestë të reality show-t.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur po fliste për Selin, Hajdari u shpreh se bëri mirë që nuk doli nga BBV kur i tha nëna e saj.
Ai shtoi se po të ishte në vendin e saj do të bënte të njëjtën gjë, do rrinte për të fituar çmimin e madh.
“Nëse do të isha në vendin e Selin nuk do të kisha dalë. Së pari kam fituar çdo debat me ata që kam përballë, së dyti personat që imë më po akuzonte nuk kanë marrë kurrë të drejtë qoftë nga studio apo qoftë nga opinionistët. Dhe së treti, dy javë para finales do tentoja të fitoja. Nëse imë më do më thoshte situata është shumë e rëndë për ty sepse ti je katastrofë, atëherë patjetër që do dilja. Por dy javë para finales nuk do të kisha dalë, sigurisht kur vlerësoj që kemi të bëjmë me një vajzë si Selin që ka treguar që është luftarake, që di ti dalë ballë gjërave dhe që pretendon të fitojë programin. Kështu që unë nuk do kisha dalë”, tha Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”.