Drejtoresha ekzekutive në JP Morgan, Lorna Hajdini, e cila akuzohet se ka përdorur pushtetin e saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një punonjës të ri, ka thyer heshtjen.

Përmes ekipit të saj ligjor, Hajdini ka lëshuar një deklaratë për “New York Post”, duke i mohuar me forcë akuzat.

“Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk ka qenë kurrë e përfshirë në sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë as në vendin ku pretendohet se ka ndodhur sulmi seksual”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë burri, i identifikuar vetëm si John Doe, pretendon se ngjarja e dyshuar ka nisur kur ai iu bashkua kompanisë në mars të vitit 2024.

Ai pretendon se Hajdini e detyroi të kryente “akte seksuale poshtëruese” dhe e kërcënoi me karrierën e tij nëse ai refuzonte avancimet e saj. Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo dyshohet se i ka thënë:

“Nëse nuk më bën seks shpejt, do të të shkatërroj.”

Padia përfshin pretendime se Hajdini i ka dhënë viagra pa pëlqimin e tij, e ka shtyrë në tokë dhe është ulur mbi fytyrën e tij. Ajo akuzohet gjithashtu se e ka detyruar burrin të thithë gishtat e këmbëve të saj.

Në një incident të pretenduar në apartamentin e tij, burri pohon se Hajdini ka ardhur pa ftesë dhe është imponuar ndaj tij pavarësisht lutjeve të tij të përsëritura që ajo të ndalonte.

Padia pretendon se burri shpërtheu në lot gjatë ngjarjes, por u përball me fyerje të rënda.

Ajo dyshohet se i ka thënë:

“Ndalo së qari dreqin. Mendon se dikush do të të besojë ty? Je një idiot që mendon se je shumë i mirë, por nuk arrin as të ngrihesh për mua? Çfarë dreqin është kjo?”.