Në pjesën e fundit të programit të Big Brother VIP Radio, live në valët e Top Abania Radio-s dhe YouTube, në fokus ishin DJ Gimbo dhe Selin të cilët u shfaqën të veshur njësoj, duke nxitur menjëherë diskutime për raportin mes tyre, edhe pse ende nuk janë zyrtarisht çift.
Moderatorët e kësaj pjese të fundit, e kanë pyetur Selin, drejtpërdrejtë, nëse ka pëlqim për Gimbon, e cila nuk hezitoi të përgjigjej. Ajo falënderoi për ftesën dhe u shpreh se brenda shtëpisë nuk ka frikë të tregojë ndjenjat kur pëlqen realisht dikë. Më pas, Kristi e pyeti Gimbon për mënyrën se si Selin ishte para ardhjes së tij në shtëpi dhe më pas, si dhe nëse ai mendonte se shprehja e pëlqimit ndaj saj mund të ketë ndikuar në lojën e banores.
Gimbo:
Nuk e besoj se ka qenë i nxituar vendimi im.
Moderatori nuk është mjaftuar me kaq, duke iu drejtuar sërish Gimbos:
Ti mendon se duke shprehur pëlqimin tënd, ka ndikuar në prime?
Gimbo u shpreh:
Nuk është pika kryesore, është një ndër pikat. Ka pas shumë gjëra, sepse nëse nuk do të ishte dikush si unë, kjo kishte vazhduar ende e mashtruar…




