Në Greqi është ndezur debat i madh pasi autoritetet kanë vëndosur rregulla të reja që ndalojnë turistët mbi 100 kg të hipin mbi gomerë, një praktikë e zakonshme sidomos në zonat turistike si ishujt. Ky vendim është marrë me qëllim mbrojtjen e kafshëve nga dëmtimet dhe keqtrajtimi, pasi organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë paralajmëruar prej kohësh se ngarkesa e rëndë shkakton lodhje ekstreme dhe probleme shëndetësore tek gomerët.
Masa ka shkaktuar reagime të ndryshme, ku disa e mbështesin si hap të nevojshëm për mirëqënien e kafshëvë, ndërsa të tjërë e konsiderojnë si diskriminuese ndaj turistëve. Autoritetet theksojnë së qëllimi kryesor është garantimi i kushteve më humane për kafshët që përdoren në turizëm.


