“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Flet” ishte Dash Shehi, politikan dhe ish-ministër i shtetit shqiptar. Shehi ka treguar për jetën e tij, politikën dhe i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të Ilnisa Agollit.
Ilnisa Agolli: Nëse politika do të ishte një tufë me kecat e tu, cilin do të ndalonit që të blegërinte me fort?
Dash Shehi: Nëqoftëse do ta kisha unë këtë në dorë, më shumë se për të ndaluar kecat që blegërijnë, do të ndaloja cjeptë e vjetër që pëllasin! Këtë do ta bëja, me këtë do të isha shumë i lumtur…