Chris Martin, vokalisti i grupit të famshëm “Coldplay”, ka reaguar për herë të parë mbi incidentin e bujshëm të “kiss cam” gjatë koncertit të tyre në Boston, një episod që u bë viral në gjithë rrjetet sociale këtë verë.
Gjatë asaj mbrëmjeje, kamera projektoi në ekran një çift që po shkëmbenin puthje, të cilët më vonë u identifikuan si drejtues të kompanisë teknologjike “Astronomer”, duke shkaktuar një skandal publik që bëri bujë në media.
Deri tani, Martin kishte shmangur komentet, por në koncertin e mbajtur në Hull më 18 gusht, ai vendosi të fliste me humor:
“Ti ishe në atë koncert në Boston. Faleminderit që u ktheve pas gjithë asaj që ndodhi,” tha këngëtari me buzëqeshje, teksa lexonte pankartat e fansave.
Ai u shpreh se “kiss cam” nuk do të largohet nga shfaqjet e Coldplay, pavarësisht incidentit:
“Jeta ndonjëherë të hedh limonë dhe ti duhet të bësh limonadë. Do ta vazhdojmë, sepse është mënyra jonë për t’u lidhur me ju.”
Mes të qeshurash, Martin bëri edhe një paralajmërim për publikun:
“Nëse nuk jeni gati të bëheni pjesë e lajmeve ndërkombëtare, më mirë shmangni kamerën e puthjes.”
Reagimi i tij ka ndezur sërish rrjetet, duke treguar se edhe pas polemikave, Coldplay nuk ka ndërmend të heqë dorë nga momentet spontane që ndezin atmosferën në koncertet e tyre.