Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë. Ai ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që ka krijuar gjatë karrierës së tij. Në këtë intervistë ai është rrëfyer si kurrë më parë.

Ku është dallimi midis Nestit dhe Stines? A ndryshojnë nga njëri-tjetri? Ja si iu përgjigj artisti kësaj pyetje…

Stine është në skenë dhe publik ndërsa Nesti është privat. 

Ilnisa e pyeti se çfarë mund t’i mungonte Nestit që veshi kostumin e Stines sidomos kur doli për herë të parë në skenë dhe këngëtari u përgjigj duke thënë se:

Nuk i mungonte asgjë, thjesht Stine u shtua si pjesë e asaj që Nesti kishte nevojë që të shfaqte muzikën. Ideja e fatit. Mua më kanë thirrur që të vogël në habitatin ku unë jam rritur, e folura mbrapsht ishte trend.

Kush mendon se dëgjohet më mirë, Stine me këngët e tij apo Nesti kur thotë diçka të vërtetë?

Të dy plotësojnë njëri-tjetrin.