Ylli brazilian, Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë bërë publike ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Mavie. Biancardi ka postuar disa foto të çiftit në Instagram, së bashku më vajzën e sapoardhur në jetë. 29-vjeçarja ka deklaruar se jeta e tyre është plotësuar pas ardhjes në jetë të Mavie.

Mavie jone erdhi për të plotësuar jetën tonë”, shkroi Biancardi. “Mirë se erdhe bijë!” Je shumë e dashur për ne. Faleminderit që na zgjodhe ne”.

Çifti i njohur ka publikuar fotot e ëmbla në rrjetet sociale pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë së bashku. Dyshja është shfaqur duke puthur vajzën e tyre ndërkohë që Neymar mban në krahë vogëlushen. Në një tjetër foto, futbollisti shihet teksa lan Mavie.

Sipas gazetave braziliane, Biancardi ka sjellë në jetë vogëlushen në një spital privat në Sao Paulo, përmes një prerje cezariane.

View this post on Instagram

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Rikujtojmë, se Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. 31-vjeçari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. Marrëdhënia mes Bruna Biancardi dhe Neymar ka qenë objekt i vëmendjes së vazhdueshme mediatike për shkak të distancës që i ndan shpesh dhe për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.