Sulmuesi brazilian Neymar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi vazhdimin e karrierës së tij, duke lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nga futbolli i luajtur. Në një deklaratë të fundit, 34-vjeçari u shpreh se nuk është i sigurt për të ardhmen dhe se mund të vendosë t’i japë fund karrierës që në fund të këtij viti.
Nuk e di çfarë na rezervon e ardhmja, nuk e di çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Ndoshta do të dua ta përfundoj karrierën time në dhjetor. Po jetoj vit pas viti tani. Do të shohim çfarë vendos zemra ime. Gjithçka varet nga ajo që do të ndiej në muajt në vazhdim.
Aktualisht, ylli brazilian aktivizohet me Santos, klubin ku nisi rrugëtimin e tij drejt futbollit botëror. Deklarata e tij ka shqetësuar tifozët, të cilët shpresojnë ta shohin ende në fushë një nga futbollistët më spektakolarë të brezit të tij.



