Janet Devlin ishte vetëm 16 vjeçe kur filloi që të bëhej e njohur për publikun e gjerë. Këngëtarja nga Irlanda Veriore ishte pjesë e “The X Factor” në vitin 2011, ku doli në vendin e pestë.

Në atë kohë ajo u shfaq si një adoleshente e ëmbël dhe e turpshme, por një dekadë më vonë, ndërsa ylli feston 10 vjet që kur performoi për herë të parë këngën e saj para gjyqtarëve, jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

Ylli u ngjit në skenë për audicionin e saj të parë në moshën 16-vjeçare dhe mbushi 17 vjet gjatë shfaqjes përpara se të zbriste vendin e pestë në konkurs.

Por çfarë ka bërë ajo që nga largimi i fundit?

Ajo i është rikthyer sërish muzikës, duke krijuar këngë vetëm për të dhe grupin e saj, ndërkohë që fizikisht ajo shfaqet më ‘shpërthyese’ dhe provokuese duke pozuar thuajse e zhveshur apo duke treguar anët më ‘të forta’ përveç zërit.