I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…
Gjatë intervistës kur Salsano e pyeti Erionin në lidhje me Laert Vasilin nëse e shikon si deputet ose pjesë të Partisë Socialiste, ai u përgjigj duke thënë se duhet të vijë ta provojë pasi ka pasur edhe personazhe që kanë qenë në BBV dhe kur dolën u angazhuan në politikë por humbën punën dhe zgjedhjet.
Pjesë nga intervista:
Salsano: E shikon Laert Vasilin si një deputet të Partisë Socialiste ose pjesë të qeverisë?
Erion: Deputet duhet të vijë ta provojë njëherë se kështu kollaj fare nga BBV, e provoi edhe njëri që këndonte aty në Big Brother, por humbi edhe Teatrin e Operas humbi edhe zgjedhjet. Vajti rëndë ai.
Elona: E provuan disa.
Salsano: Është ky…
Elona: Kllogjeri, Maestro.
Erion: Tani le të këndojë nëpër dasma.
Salsano: U bë deputet ai?
Erion: U bë si nuk u bë? Me mend u bë.
Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në BBV ai u përgjigj duke thënë jo.