Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka konfirmuar romancën me arkitektin grek, Simos Liakos.
Së fundmi, ylli i muzikës ka ndarë me miliona ndjekësit disa fotografi të ndryshme. Në mesin e tyre, Bebe ka zgjedhur që të postojë edhe një imazh të partnerit të saj, i cili shfaqet duke duke tymosur në verandën e një hoteli.

Dyshja po shijojnë pushimet bashkë, ndërsa kujtojmë se në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari!
Ndërkohë kujtojmë se Bebe Rexha, në fund të muajit korrik qëndroi në Kosovë. Artistja, me origjinë nga Dibra, performoi për herë të parë në festivalin Sunny Hill.


