Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.
Angelo Haruni është banor i “Big Brother VIP 5”, duke u larguar nga ekonomia drejt një reality show.
“Sfida imë është t’i çmend të gjithë”, tha Haruni gjatë fjalës së tij, teksa shtoi edhe disa preferenca të tjera, kryesisht për vajzat.
Ana e tij analitike do ta bënte një banor strategjik dhe mendimtar, i aftë të artikulojë qartë idetë dhe të reflektojë në mënyrë domethënëse.
Duket shumë serioz gjatë prezantimit të emisionit të tij në ekran, por pas kamerave është ekscentrik, një karakter unik, karizamtik.

