Gigi Hadid është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe thuhet se do ta sjellë në jetë në muajin shtator.


Por pavarësisht kësaj, 25-vjeçarja vijon që të jetë aktive në fushën e modës. Supermodelja ka postuar në profilin e “Instagram”-it disa fotografi të realizuara së fundmi.



E dashura e Zayn Malik shfaqet “topless” në revistën “Chaos SixtyNine’s Chanel”, edicioni i 5 i botimit të “Posterbook, i cili i kushtohet shtëpisë franceze të modës.


Janë 13 kopertina për të zgjedhur nga numri i veçantë, ku përfshihen motra e saj Bella Hadid, Kendall Jenner, Adut Akech, Ever Anderson, Fran Summers, Imaan Hammam, Lila Moss dhe Stella Jones, Margaret Qualley, Mona Tougaard, Natasha Poly, dhe Vittoria Ceretti.



Ndërkohë lidhur me romancën e saj me yllin e “One Direction”, thuhet se ata aktualisht janë më afër se asnjëherë më parë.



“Ata janë më afër se kurrë. Gigi ka etuar në fermën e nënës së saj me 27-vjeçarin. Ajo u kthye në Nju Jork kohët e fundit, por po planifikon të kalojë pjesën më të madhe të shtatzënisë së saj atje në fermë”, ka thënë një burim për revistën “Us Weekly”.