Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare rikthehet me sezonin e 45 për më shumë të qeshura. Mbi 1000 shfaqe ndër dhjetëra vite dhe mijëra e mijëra orë, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 45-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!
Faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave do të jetë i ftuar Landi, një nga zërat më të njohur të West Side Family. Me një karrierë të gjatë dhe hite që kanë shoqëruar publikun ndër vite, Landi pritet të sjellë në skenën e “Portokalli” një kombinim të veçantë mes muzikës dhe humorit, duke e bërë mbrëmjen edhe më argëtuese.
Nxitoni të blini biletat në studiot e Top Media Kashar ose Arena Center dhe online në tickets.top-media.al për shfaqjen e parë të këtij sezoni, më 25 shkurt, ora 19:00 në studiot e Top Channel, Kashar.


