Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë modelja.
Teksa pozonte me dy vajzat e saj të veshura me rroba banje, Emina zbulon se është në pritje të ëmbël. Vajzat kanë pozuar me kurriz në jahtin luksoz dhe në badit e tyre shkruhet “Ne mezi po presim të njohim…”.
Ndërsa modelja bukuroshe i mban duart vajzave dhe me dorën tjetër në barkun e saj, plotëson fjalinë “Ne mezi po presim të njohim vëllain tonë”.
Me sa duket Emina do të sjellë në jetë një djalë dhe foton e shoqëron me shkrimin: “Djali i vogël është në anën tjetër dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar”.