Aktori i njohur nga saga “Harry Poter”, Daniel Radcliffe, ka rrëfyer së fundmi se jeton shumë ndryshe nga vitet e mëparshme. Ai është shprehur se tashmë është fokusuar te palestra dhe bën një stil jete më të shëndetshme.
Radcliffe tregoi se tani stërvitet rregullisht, duke përfshirë ushtrime me pesha, stërvitje në qark dhe kardio. Ai tha se e ka “transferuar” energjinë e një personaliteti të varur drejt aktivitetit fizik.
Aktori i njohur ka folur edhe më parë për vendimin për të hequr dorë nga alkooli në vitin 2012, duke shpjeguar se në atë kohë e përdorte për të shmangur vetëdijen dhe presionin që sillte fama.
Aktualisht, ai është pjesë e komedisë së re të NBC-së, “The Fall and Rise of Reggie Dinkins”, ku luan përkrah aktorit Tracy Morgan.
Në jetën personale, aktori zgjohet herët çdo mëngjes për shkak të djalit të tij dyvjeçar, të cilin e ka me partneren e tij prej kohësh, Erin Darke.
Radcliffe thekson se është ndjerë me fat që është rritur në një ambient të qëndrueshëm gjatë xhirimeve të filmave të “Harry Potter” dhe që ka pasur mbështetje të madhe nga prindërit dhe ekipi i produksionit.
Sipas tij, përvojat e së kaluarës e kanë ndihmuar të ndërtojë një mënyrë jetese më të balancuar, ku aktiviteti fizik, familja dhe projektet e reja profesionale i japin energji dhe stabilitet, edhe pse fama vazhdon të sjellë sfidat e saj.



