Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, zbuloi disa ditë më parë se po udhëtonte bashkë me Elvana Gjatën drejt Tiranës, për projektet e saj personale. Sipas tij, këngëtarja e dashur për publikun, po bëhet gati për një tjetër projekt bombë.

Lidhur me këtë tashmë ka reaguar vetë Elvana. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit disa poza, ku jep pak detaje për këngën e saj më të re.

Jo vetëm që na tregoi pamjen seksi në videoklipin e saj të ri, por Elavan zbuloi edhe titullin e këngës të cilën po e presim me padurim.

“Loti” do të titullohet projekti që këngëtarja po sjell, për suksesin e të cilit jemi të bindur. Ndërkohë kujtojmë se në muajin shkurt këngëtarja publikoi këngën “Thirr”, një baladë e ndjerë dashurie që u prit mjaft mirë nga publiku.