E ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, e cila si gjithmonë ka qenë shumë e sinqertë në deklaratat e saj.

Në një moment gjatë intervistës, Rudina Dembacaj e pyeti moderatoren në lidhje me çiftet që janë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për këtë dashurinë që krijohet brenda mureve të mbyllura”, tha Sara.

Pjesë nga intervista:

Rudina: Çfarë mendon për çiftet e “Big Brother”? Ju jeni vetë një çift i prodhuar në “Big Brother”. Për shembull Kiara-Luizi, se u nda edhe Neda, Ilnisa. Ju po vazhdoni dhe iu urojmë jetë shumë të lumtur. Kiara dhe Luizi vazhdojnë po ashtu. Ça mendimi ke?

Sara: Kam një respekt të jashtëzakonshëm për këtë dashurinë që krijohet brenda mureve të mbyllura. Është ai momenti ku ti gjendesh me personin që po bie në dashuri aty brenda kamerave, e ti e gjen veten fiks në atë moment je duke u zhveshur nga ai personazhi që ti merr në ambientet e tjera të shtëpisë, por përballë tij je totalisht i. Ky është një rrezik më vete përpara kamerave, pasi do të të quajnë dyfytyrëshe. Kështu që kam një respekt të jashtëzakonshëm për ata që vendosin që publikut t’i tregojnë kanë shumë nga shpirti i tyre apo edhe të ndajnë një ndjenjë kaq sublime siç është dashuria. Sepse publiku shqiptar është pak i vështirë, është shumë paragjykues e sidomos ndaj vajzave. Po t’a vini re në shumicën e kohës ne jemi të këqija në një lidhje, djemtë janë gjithmonë të kulluar dhe të mirë.