Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk do të mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.

Këtë të enjte me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj ka qenë i ftuar koleksionisti Renis. Ai ndër vite koleksionon sende të vjetra të gjetura, ku me dëgjuesit e Top Albania Radio ndau objektet më të rralla që ka gjetur. Nga makina e Mbretit Zog tek avionët, koleksionisti Renis zbulon “xhevahirët”!/TAR