Pazari është një aktivitet i papërmbajtshëm për VIP-et e Milanos.


Vajzat e showbizit, këngëtaret dhe modelet, mundohen që shumicën e kohës të ecin nëpër dyqane dhe të blejnë sa më shumë aksesore. Por të jemi të kujdesshëm, pasi “përballja” vajza showbizi-paparcë s’është aspak pozitive, nëse pamja nuk është “e përshtatshme”.


Karta e parë e shopping-ut? Çantë firmato. Ju nuk mund të hyni në një Boutique në Via Montenapoleone me një qese!


E teksa vjeshta po ja lë vendin dimrit, të gjitha yjet janë në garë për të plotësuar veshjet dhe paoparacët për të kapur skandalin e radhës.



Por këtë herë ata janë përqendruar tek çantat e shtrenjta në krahët e damave, që të bëjnë të kthesh kokën nga kurioziteti.


Nga e zeza te e kuqja, këtë vit. Por edhe kthimet gri, me masë ama.


Çantë e madhe e kuqe për Elena Guarnieri, padyshim Guçi. Ndërsa, Emanuela Follierosfoggia mban një Louis Vuitton dhe Martina Colombari zgjedh chanel ngjyrë gri.


Federica Nargi preferon një Miu Miu. Ndërsa Sabrina Impaçiatore mban çantë të nënshkruar nga Paula Cademartori. Balenciaga për Rosa Perrotta, ndërsa Nina Zilli mbetet besnike e Vivianne Westwood.


E vetmja “e pavarur”? Alessia Marcuzzi e veshur me markën e saj Marks & Angels!


22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)