Chiara Ferragni ka ndarë në rrjetet sociale foto të reja nga pushimet e saj në Ibiza, Spanjë, ku po kalon disa ditë së bashku me partnerin e saj, José Herdantes.
Influencerja italiane ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një album me momente nga pushimet. Në disa prej fotove, Ferragni shfaqet e përqafuar me partnerin e saj, ndërsa në të tjera pozon me rroba banje.
Albumi përfshin edhe disa poza ‘topless’ të Ferragnit.
Pas qëndrimit të saj në Greqi, ku vizitoi disa prej ishujve grekë, influencerja italiane ka vijuar pushimet në Spanjë.






