Lore ishte banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Lore foli për raportet me banorët e tjerë të BBV dhe ndjesitë që ka përjetuar përgjatë rrugëtimit të saj, edhe pse gjati më pak se një muaj. Po ashtu ajo u ndal te raporti të shumëpërfolur të Mirit dhe Selin, ku tha se marrëdhënia e tyre është e interesi, pasi nuk ndjenja nga asnjë palë. Ndërsa banorin më ‘fake’ qujati Inën.

Pjesë nga intervista:

Lore: Unë jam e qetë në përditshmëri, shpërthimet i kam të brendshme dhe në letër. Këtë vit ka një luftë polesh. Miri ka krijuar në pol, dhe Stine kishte krijuar, të tjerët janë në zonën gri. Unë mendoj që isha te zona gri, që s’kanë dashur të krijojnë aleanca. Kam dashur të kisha korsinë time, duke u miqësuar dhe armiqësuar me të gjithë.

Cili mendon se është banori më “fake”?

Lore: Banori më ‘fake’ aty brenda mendoj se është Ina.

Pse doje të rrije me Mirin?

Lore: Unë s’kaloja as 30 min orë të ditës me Mirin. Ne jemi kolegë, kemi pasur koncerte, punojmë në të njëjtën studio. Jemi vetëm kolegë, për të mos thënë që skam miqësi. Qëndrimi me Selin nuk mendoj se më penalizoi. Selin ishte një mikeshë shumë e mirë aty brenda.

Kuptove ndonjë ndjesi të vartetë mes Selin dhe Mirit?

Lore: S’pashë asnjëherë ndjejë mes tyre, por marrëdhënie të pastër interesi. Atyre iu dha një sfidë, dhe as vetë nuk e dinin forcën e sfidës që ndërmorën. Ku i panë efektin, nuk u larguan. Banorët më të fortë në shtëpi për mendimin tim janë Selin, Kristi dhe Miri. Janë ndër të paktët që po luajnë.