Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis nesër në orën 21:15.
Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori i “Big Brother Vip” e për të shuar paksa kureshtjen e publikut, të cilët mezi po presin mbrëmjen e nesërme, zbuloi disa detaje nga ky edicion në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”.
I pyetur nga Sidorela Gjoni për 5 emrat më të komentuar që mendohet se do të jenë banorë të këtij edicioni, Ledioni ka treguar se të paktën dy prej tyre do të jenë banorë dhe do të futen në shtëpi nesër mbrëma.
Sidorela: Sara Hoxha, Laert Vasili, Egli Tako, Eros Grezda, Cubi Metkaj?
Ledioni: Të paktën dy prej tyre dhe do të futen që nesër
Deri më tani faqja zyrtare e Instaramit të “BBV4” ka publikuar 4 video të banorëve të këtij edicioni, ku shfaqen në mënyrë misterioze duke mos zbuluar fytyrën e kështu identiteti i tyre ka ngjallur spekullime nga ndjekësit duke hamendësuar se kush mund të jenë personazhet që shfaqen në video.