Moderatorja dhe blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka folur mbrëmjen e djeshme rreth dasmës së saj madhështore në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Teksa po flitej për dasmën e saj dhe Shkëlzen Berishës, Armina u shpreh se fjalimi i vjehrrit të saj, Sali Berisha, ishte një nga ngjarjet më surprizë të asaj mbrëmjeje.
Ajo u shpreh se e priste nga babai i saj një fjalim prekës, por jo nga ana e Berishës.
“Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, u shpreh blogerja e njohur.
Por Armina u ndal edhe te muaji i mjaltit, ku u shpreh se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin.
“Po vdes për ca pushime por nuk e bëj dot tani për momentin. Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime. Armina Mevlani: Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën”, tha Mevlani.
Më tej, Armina foli edhe për fustanin e nusërisë që u komentua gjatë në rrjetet sociale.
“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan. Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, tha moderatorja e njohur.