Egli dhe Gjesti kanë biseduar gjatë mbrëmë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Në një moment ajo e pyeti këngëtarin se çfarë ndjen ai për të.

Gjesti i tha troç se e shikon vetëm si shoqe dhe nuk ka ndjenja për të. Ai shtoi se ajo është personi më i veçantë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Egli këmbëngul te pyetja e saj pasi ajo mendon se Gjesti është duke luajtur me të. Por Gjesti e ka mohuar një gjë të tillë dhe shton se nëse do e kishte menduar për lojë, do të shfrytëzonte situatat.

Pas kësaj Egli i thotë ‘që nga sot ti për mua je një vëllaçko i vogël’, por Gjesti i përgjigjet se ‘nuk mundesh’.

Pjesë e bisedës:

Egli: Nga sot ti për mua je një vëllaçko i vogël. A je i kënaqur?

Gjesti: Pse?

Egli: Nuk do?

Gjesti: Nuk dua

Egli: Nuk ka vlerësim më të madh. Do të rri afër, më ke aty, nëse e ke diçka gabim do them Gjest e ke gabim siç ta kam thënë, në rast se jam me atë që është e drejtë dhe ti je me të drejtë do të them që ka të drejtë këtu, po mu mor mendimi, kaq

Gjesti: Ti nuk mundesh kurrë

Egli: Patjetër që mundem

Gjesti: Jo, se gjithë kohës ke sy tjetër

Egli: Jo, o e shikosh vetë

Gjesti: Do të shikosh ti