Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Në një lidhje direkte me Tapetin e Kuq, ku yjet tona po kalojnë Ermiona Lekbello ka folur për eksperiencën e saj në BBV2.

Kjo ishte në sfidë në vetvete. Sikurse kam një jetë të qetë thashë do shkoj dhe do merrem me diçka komplet ndryshe nga ritmi i jetës sime. Sot i uroj suksese të gjithë lojtarëve aty dhe të preferuarit tim Luizit.