Dy aktorët e famshëm të Hollywood-it, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë marrë një vendim të rëndësishëm për lidhjen e tyre të dashurisë. Ata kanë vlerë një rezidencë me vlerë 50 milionë dollarë në Los Angeles.

Burime pranë TMZ kanë bërë të ditur se rezidenca luksoze ndodhet në zonën e bukur të Bel Air. Ajo është e përbërë nga 10 dhoma gjumi dhe 17 banja. Ka disa kuzhina, një teatër, palestër dhe një pishinë.

Gjithashtu kjo shtëpi kaq e madhe është e strehuar brenda një pylli plot me pemë dhe ka një pamje spektakolare në mesin e qytetit.

E njohur si “The Bellagio Estate”, prona qëndron në 1,1 hektarë tokë që ofron pamje nga fusha e golfit.