Ish-Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi nëse do të bëhej ose jo pjesë e “Big Brother Vip 2”.

Por jo vetëm kaq, pasi bukuroshja foli që nga pasionet deri te politika e shumë të tjera. Ajo gjithashtu foli për dashurinë e saj të madhe televizionin.

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj”, tha Selimllari.

Ndërsa teksa fliste për politikën, Valbona zbuloi nëse ka menduar ndonjëherë që t’i bashkohet asaj.

“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo”, u shpreh bukuroshja shqiptare.

Më tej, Valbona foli edhe për pasionet e saj, teksa pranoi se i pëlqen kënga, sporti, qepja, piktura e shumë të tjera. Por a do të hynte Valbona Selimllari në “Big Brother Vip 2”?

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, përfundoi ish-Missi i parë shqiptar.