Debutimi i SHBA në Botërorin e këtij viti ndaj Paraguajit në SoFi Stadium të Inglewood u shndërrua në një vetrinë të madhe të spektaklit amerikan falë pranisë së yjeve të Hollywoodit të pranishëm në tribunat e impiantit kalifornian

Mes protagonistëve të mbrëmjes ishin edhe Tom Tom Cruise, Paris Hilton, Jamie Foxx e Owen Wilson, së bashku me George Lucas dhe bashkëshorten e tij Mellody Hobson, Brad Pitt e Sofia Vergara. Tom Cruise i veshur elegant ishte në shoqërinë e ish yllit të futbollit anglez David Beckham, që pak orë para ceremonisë u bë protagonist për yllin e tij në Walk of Fame, një gjest simbolik ky që shoqëron përpjekjen e qytetit kalifornian për të ndezur gjithnjë e më shumë interesin për futbollin në një rajon që tradicionalisht është i lidhur me disiplina të tjera sportive.

Impianti i Inglewood që është pranë aeroportit ndërkombëtar të Los Angeles ishte thuajse i gjithi plot me rreth 70 mijë spektatorë të pranishëm në shkallët e tij. Mes personazheve të njohur që u panë gjatë mbrëmjes të së premtes ishin edhe aktorët Halle Berry, Rob Lowe, Vince Vaughn, këngëtarja dhe aktorja  Teyana Taylor, muzikantët Shaboozey, Jaafar Jackson dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates.