Prej një viti, motra Cristina Scuccia u largua nga jeta fetare, por nuk e braktisi rrugëtimin e saj muzikor. Në vitin 2014 ajo i maniti të gjithë me zërin e saj, duke fituar “The Voice” në Rai2.
Së fundmi Cristina ishte e ftuar në emisionin e Canale 5, “Verissimo”, ku i la pa fjalë publikun me ndryshimin e saj në look. E reja u shfaq me një kostum të kuq dhe taka.
Scuccia rrëfeu jetën e saj të re dhe zgjedhjen e saj të dhimbshme:
“Nëse shikoj prapa, e shikoj udhëtimin tim me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit, por është gjithmonë e frikshme, sepse është më e lehtë të ankoroheni në siguritë tuaja sesa të pyesni veten. A ka të drejtë apo të gabuar? Besoj se me guxim duhet dëgjuar vetëm zemrën”.
E lindur në vitin 1988 në Vittoria (në provincën e Raguzës) dhe e rritur në Comiso (gjithashtu në provincën e Raguzës), zhurma mediatike e fitores së saj në shfaqjen e talenteve Rai 2, bëri shumë bujë. Ajo u bë një yll global me rreth 100 milionë shikime të interpretimit të saj të këngës “No One” të Alicia Keys.
Ajo më vonë publikoi një album, të cilin ia dha Papa Françeskut, që përfshinte një cover të këngës së Madonna-s, “Like a Virgin”. Megjithatë, tetë vite më vonë, 34-vjeçarja zbuloi në emisionin “Verissimo” se nuk ishte më një murgeshë.
Scuccia tha se vendimin për të mos qenë më një murgeshë, e kishte marrë me ndihmën e një psikologu. Ajo thotë se ky vendim nuk do të thotë se ka hequr dorë nga besimi i saj.
Me pak fjalë, Cristina është sot një grua e re, e cila nuk e mohon të kaluarën e saj, por që është gati të ecë përpara me jetën e saj:
“Kam ndryshuar veshjen, por thelbi është gjithmonë i njëjtë. Sot jetoj në Spanjë dhe jam kameriere. Unë jetoj me një buzëqeshje. Dashuri? Pas Jezusit e besoj gjithmonë”.