Jonny Kim ka një karrierë të jashtëzakonshme, nga fushëbeteja te mjekësia dhe më pas në hapësirë. Pas shkollës së mesme, ai u regjistrua në Marinën Amerikane, u bë pjesë e Navy SEALs dhe mori pjesë në më shumë se 100 operacione luftarake. Më vonë, ai përfundoi studimet për matematikë dhe u diplomua në Harvard Medical School me gradën M.D.
Ai u trajnuar gjithashtu si aviator i Marinës dhe kirurg fluturimi. Në vitin 2017, NASA e përzgjodhi si astronaut. Në prill 2025, Kim udhëtoi drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me anijen Soyuz MS-27, ku qëndroi rreth tetë muaj si inxhinier fluturimi, duke kryer kërkime shkencore dhe duke ndihmuar në mirëmbajtjen e stacionit. Në dhjetor 2025, ai u rikthye në Tokë.


