Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.

Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.

Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.

Shkënda dhe ekipi i saj nisën punën për zbulimin e të vërtetës për të fejuarën që studion në Fakultetin e Histori Filologjisë.  

Gjurmimi nis që nga dalja nga pallati e objektivit me shoqen e saj. Pasi shkojnë në fakultet dhe dalin nga shkolla në darkë, ato hipin në një mjet luksoz që i çon drejt zonës së Bllokut.

Ulen në një nga kafenetë me dy djemtë, me njërin prej të cilëve e fejuara e klientit shihet e afruar. Shpesh ngacmojnë njëri tjetrin me duar dhe hedhin dhe shikime flirtuese.

Dedektivja Shkënda Lili kthehet në zyrë për të njoftuar klientin për atë çfarë është zbuluar për të fejuarën e tij.