Nick Jonas ka pësuar një incident teksa ka qënë në skenë në koncertin e Jonas Brothers në Boston.
Këngëtari është xhiruar nga një fans, i cili më pas e ka postuar në rrjetet sociale, duke u përhapur menjëherë.
Në videon që po bën xhiron në internet, këngëtari shihet teksa rrëzohet dhe më pas ngrihet menjëherë duke vijuar koncertin.
Duket se shkaku i këtij rrëzimi ka qënë një vrimë në skenë, të cilën këngëtari 30-vjecarë nuk e ka parë dhe si pasojë është rrëzuar.
Truprojet e tij janë nisur menjëherë për ta ndihmuar por këngëtari ka vijuar të këndojë së bashku me vëllezërit Kevin and Joe.