Loredana poston shpesh foto e video me Hanën, duke na dhuruar të gjithëve momente plot ëmbëlsi dhe dashuri.


Reperja e njohur, Loredana Zefi, nuk e ka problem që me ndjekësit e saj të ndajë foto e video ku shfaqet e vajza e saj, Hana.


Vetëm pak ditë më parë, Loredana publikoi në “Instastory” një video të voglës së saj, ku ajo shfaqej me një nga personat e stafit të reperes duke filmuar me një kamerë.



Këtë video ajo e shoqëroi me këngën e këngëtares me famë botërore, Nicki Minaj, “Moment for life”. Kjo video është shpërndarë nga një “fanpage” i Minajt dhe i ka rënë në sy edhe kësaj të fundit.


Reperja amerikane nuk ka rezistuar dot dhe e ka pëlqyer atë dhe ky veprim nuk ka kaluar në heshtje nga Loredana. Ajo u ka treguar të gjithëve në “Instastory” se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.