Nicole Kidman e Keith Urban po bëjnë gjithçka për të rikuperuar martesën e tyre, e cila duket se është “krisur” prej kohësh. Aktorja 46 vjeçare është lidhur me martesë me muzikantin country në vitin 2006 dhe së bashku kanë dy vajza Sunday Rose dhe Faith Margaret. “Ka rregulla, por edhe dëshira…jemi martuar vonë dhe ndaj menduam: nuk duam të prishim gjithçka, përkundrazi martesën tonë do ta bëjmë që të funksionojë në çdo mënyrë”, ka shpjeguar aktorja në një transmetim radiofonik amerikan. Për të arritur këtë Nicole ka vendosur që mos të qëndroj larg shtëpisë jo më shumë se dy javë dhe të bëjë plane të ndryshme të cilat do t’i përkasin vetëm kënaqësisë me të shoqin.
12 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)