Vajza e grupit ‘Pussycat Dolls’, Nicole Scherzinger ka qenë shpirti i festës gjatë ditëlindjes së një miku të vet, ndërsa ka veshur një kostum që i nxirrte në pah më së miri format e bukura të trupit.



34 vjeçarja kishte veshur një korse, me një dekolte super të hapur ndërsa festonte bashkë me miqtë e saj në një klub nate. Dorashkat e gjata në ngjyrë të zezë, takat e larta dhe getat rrjet e plotësonin kostumin, duke I dhënë një pamje mjaft sensuale. Scherzinger shoqërohej edhe nga Tulisa Contostavlos, edhe ajo anëtare e jurisë në show e famshëm X-Factor.


25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)