Më 6 tetor do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel, spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With The Stars”. Prej disa ditësh janë bërë të ditur të gjithë konkurrentët pjesëmarrës dhe juria profesioniste.
Por jo vetëm kaq, pasi një risi në këtë sezon të DWTS do të jetë “Fan Club”, i cili do të transmetohet çdo të diel.
Madje “Dancing With The Stars Fan Club” do të nisë këtë të diel, në orën 12:45. Ky emision i është besuar moderatores së njohur, Kiara Tito.
Ndërkohë, yjet e “Dancing With The Stars” po zhvillojnë sot provat gjenerale, një ditë para nisjes së spektaklit më të madh të kërcimit.
Në garë janë Fifi, Eni Shehu, Ina Kollçaku, Irgen Çela, Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Roerd Toçe, Sardi Strugaj, Ronaldo Sharkan dhe Elvis Pupa.
Ndërkohë në juri janë Ilir Shaqiri, Lori Bala, Olta Gixhari dhe Valbona Selimllari.
Programi me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë, nën moderimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit.
